Punësimi

Të rritesh profesionalisht duke punuar tek studio ligjore “AC Law Group”

Studio ligjore “AC Law Group” ndjen dhe njeh rëndësinë e veprimtarisë formuese të studentëve të sapo diplomuar të cilët kërkojnë të iniciojnë me profesionin e avokatit, e konsideruar kjo edhe në lidhje me kontributin që japin kolegët e rinj në aktivitetin e studios. Aktiviteti formues ndahet në:

Stazh

Periudha e zgjatjes së saj është maksimalisht gjashtë muaj. Stazhi është i destinuar për të sapo diplomuarit apo studentët e vitit të fundit të fakultetit të drejtësisë. Qëllimi i stazhit është që t’i ofrojë praktikantit një eksperiencë e cila do ta integrojë atë në profesionin e avokatit, duke i hapur rrugën njohjes së karakteristikave të profesionit.

PRAKTIKË LIGJORE

E disiplinuar nga Ligji nr. 55/2018 “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”, praktika kërkon një kohëzgjatje prej dymbëdhjetë muajsh të detyrueshëm për të diplomuarit në fakultetin e drejtësisë me qëllim për të mbrojtur provimin e avokatisë, ky i fundit i nevojshëm për marrjen e titullit të avokatit.

Pranë “AC Law Group” praktika është e ndarë në periudha semestrale dhe vjetore. Gjatë këtyre periudhave praktikantëve i caktohen detyra specifike për të kryer dhe objektiva konkrete për të arritur.

Praktikanti ushtron veprimtarinë e tij nën kujdesin e një avokati të studios, i cili e ndjek dhe verifikon në mënyrë konstante progresin e aktivitetit të tij. Çdo cikël përfundon me verifikimin e punës së zhvilluar dhe me arritjen e objektivave përkatëse.

Për të dërguar kurrikulumin tuaj, shkoni tek "Kontakti" dhe mbushni fushat bosh. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.