Konsulenca Online & Tarifat

Jemi munduar të krijojmë diçka ndryshe. Një zgjidhje të lehtë dhe të prekshme nga të gjithë.

Shërbimi “Konsulencë Online”, ju lejon të keni një zgjidhje juridike të problemit tuaj, një zgjidhje që kalon në tre hapa të thjeshtë:

  • 1) Komunikoni problemin tuaj.
  • 2) Paguani shërbimin.
  • 3) Zgjidhni mënyrën se si dëshironi t’ju komunikojmë përgjigjen, me anë të e-mail-it, telefonit apo duke ardhur personalisht pranë studios sonë dhe nëse doni, ju asistojmë edhe më pas me profesionistë të kualifikuar.

Pra, në këtë shërbim Ju do të gjeni:

  • * ÇMIM TRANSPARENT.
  • * SPECIALIST I KUALIFIKUAR PËR PROBLEMIN TUAJ.
  • * PËRGJIGJE TË SHPEJTA PËR PROBLEMIN TUAJ.

Ne kemi zgjedhur të punojmë kështu.

Mbani mend se ndërtimi i një raporti midis Klientit dhe Avokatit, bën që të lindë ndaj këtij të fundit një detyrim mjetesh dhe jo rezultati. Me fjalë të tjera ligji i garanton avokatit pagesën e tij, pavarësisht nga rezultati i arritur. Kjo është mënyra se si funksionon aktualisht në Shqipëri dhe në botë kjo marrëdhënie profesionale.

Duke ju referuar eksperiencës së vendeve më të përparuara në këtë fushë dhe legjislacionit shqiptar në fuqi, jemi munduar të ndryshojmë këtë impostim duke sjellë një risi, dmth., kushtëzojmë pagesën tonë me rezultatin e arritur. Në këtë mënyrë ne jemi të interesuar ASHTU SI JU në fitimin e çështjes.

NËSE FITONI JU, FITOJMË DHE NE.

Përse jemi zgjidhja e duhur për ju?

  • • Konsulencë Online, telefonike apo në Studio dhe përgjigje brenda 48 orëve.
  • • Çmime të qarta dhe trasparente.
  • • Na paguani në bazë të rezultatit.
  • • Komunikim i qartë dhe i thjeshtë.

Karakterizohemi për cilësinë e konsulencës sonë, shpejtësinë e shërbimit, raportin e lartë cilësi – çmim, disponibilitetin dhe aftësinë komunikuese me klientin. Nuk ju ngelet veçse të na provoni!

Ky është PAKTI YNË, pasi motoja jonë është “Klienti mbi të gjitha”