Kush Jemi

Studio ligjore "AC Law Group"

“AC Law Group” është një studio ligjore e përbërë nga profesionistë të kualifikuar dhe ekspertë në të gjitha fushat e së drejtës. Me një eksperiencë shumë vjeçare në tregun shqiptar, ofrojmë për klientët tanë konsulencë dhe asistencë të plotë juridike në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ofrimi i një shërbimi cilësor është ndër objektivat kryesor të zyrës sonë. Synimi ynë është të plotësojmë çdo kërkesë të ligjshme të klientëve tanë dhe të arrijmë rezultate pozitive për çdo çështje, duke përdorur eksperiencën dhe kapacitetet tona profesionale.

Studio ligjore "AC Law Group" vepron në sektorin e së drejtës civile, penale dhe administrative, duke i kushtuar vëmendje të veçantë të drejtës kontraktore dhe të drejtës tregtare. Studioja ofron asistencë juridike në të gjithë territorin kombëtar dhe për çfarëdolloj problemi juridik.

Ofron asistencë dhe konsulencë juridike në lidhje me veprime të administrimit të përditshëm apo të jashtëzakonshëm, ku përfshihen shoqëri tregtare shqiptare dhe të huaja. Më konkretisht merremi me themelimin, administrimin, këshillimin, shkrirjet dhe bashkimet e shoqërive tregtare, si dhe shumë aspekte që kanë të bëjnë me aktivitetin e tyre të përditshëm, siç mund të jetë asistenca në hartimin e kontratave të ndryshme në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar. Klientët tanë mund të mbështeten në seriozitetin dhe profesionalizmin e ekspertëve tanë, të cilët do ti asistojnë ata hap pas hapi.

Në fakt, në Studion tonë tregojmë një kujdes të veçantë për klientin duke i ofruar atyre zgjidhje ligjore të një cilësie të lartë, zgjidhje që i ndihmojnë ata në arritjen e objektivave të tyre dhe këtë e bëjmë duke u bazuar në standardet më moderne të adoptuara nga vendet me legjislacion të përparuar. Studioja disponon një arkiv elektronik, një sistem informatik kërkimi dhe një bibliotekë juridike të plotë dhe vazhdimisht të përditësuar të legjislacionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar.