Studio ligjore "AC Law Group" vepron në sektorin e së drejtës civile, penale dhe administrative, duke i kushtuar vëmendje të veçantë të drejtës kontraktore dhe të drejtës tregtare. Studioja ofron asistencë juridike në të gjithë territorin kombëtar dhe për çfarëdolloj problemi juridik.
Ofron asistencë dhe konsulencë juridike në lidhje me veprime të administrimit të përditshëm apo të jashtëzakonshëm, ku përfshihen shoqëri tregtare shqiptare dhe të huaja.
Klientët tanë mund të mbështeten në seriozitetin dhe profesionalizmin e ekspertëve tanë, të cilët do ti asistojnë ata hap pas hapi.
Në fakt, në Studion tonë tregojmë një kujdes të veçantë për klientin duke i ofruar atyre zgjidhje ligjore të një cilësie të lartë, zgjidhje që i ndihmojnë ata në arritjen e objektivave të tyre dhe këtë e bëjmë duke u bazuar në standardet më moderne të adoptuara nga vendet me legjislacion të përparuar. Studioja disponon një arkiv elektronik, një sistem informatik kërkimi dhe një bibliotekë juridike të plotë dhe vazhdimisht të përditësuar të legjislacionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar.