Fushat e ekspertizës

Fushat në të cilat veprojmë

E Drejta Civile

Në studion tonë do të mund të merrni të gjitha shërbimet ligjore për çështjet civile, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: konfliktet e pronësisë, marrëdhëniet e punës, zgjidhjen e martesës, mosmarrëveshjet e lindura nga kontratat e ndryshme si dhe dëmshpërblimet e kërkuara si pasojë e aksidenteve të ndryshme automobilistike dhe mjekësore.

E Drejta Tregtare

Në zyrën tonë do t’ju ofrohet konsulencë cilësore dhe asistencë e plotë juridike për të gjitha çështjet tregtare. Ne kryejmë me përpikmëri dhe në mënyrën më efikase të mundshme ndjekjen e çdo procedure të aktivitetit të shoqërisë tregtare, duke nisur që nga themelimi, administrimi, e duke vazhduar më tej me nevojat për ndryshim që mund të lindin gjatë funksionimit dhe riorganizimit të saj. Ekspertët tanë do ju japin konsulencën e tyre për çdo aspekt që lidhet me ligjshmërinë e veprimeve juridike të shoqërisë kundrejt punonjësve të saj dhe të tretëve.

Kryerja e veprimtarisë tregtare, përveç të tjerash, kërkon edhe njohuri të thelluara ligjore për procedurat e marrjes së lejeve e liçensave të ndryshme. Për këtë arsye, avokatët e zyrës sonë ofrojnë këshillim dhe asistim gjatë gjithë procedurave administrative përkatëse.

Klientët tanë, mund të mbështeten në seriozitetin dhe profesionalizmin e ekspertëve tanë, të cilët do t’i asistojnë ata hap pas hapi. Në fakt, në studion tonë tregojmë një kujdes të veçantë për klientin duke i ofruar atyre zgjidhje ligjore të një cilësie të lartë, zgjidhje që i ndihmojnë ata në arritjen e objektivave të tyre dhe këtë e bëjmë duke u bazuar në standardet më moderne të adoptuara nga vendet me legjislacion të përparuar.

E Drejta Penale

Nisur nga veçoria e fushës së të drejtës penale, në sensin e veprimtarisë e cila cenon liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, e drejta penale është padiskutim fusha më delikate e së drejtës. Në studion tonë do të gjeni avokatë me eksperiencë për të ndjekur me profesionalizëm maksimal çështjen tuaj në çdo fazë të procesit. Asistenca jonë nis që në fazën e hetimeve paraprake, duke vijuar më tej në fazën e gjykimit në themel të çështjes. Si njohës të shkëlqyer të Konventave ndërkombëtare në lidhje me ekstradimin dhe njohjen e vendimeve penale të huaja, avokatët tanë marrin përsipër t’ju asistojnë në të gjitha procedurat e bashkëpunimit gjyqësor me autoritetet e huaja, kjo falë edhe bashkëpunimit edhe me studio ligjore jashtë vendit.

E Drejta Administrative

Secili prej nesh mund ta gjejë veten në një moment të caktuar të cenuar nga një akt administrativ i lëshuar nga organet e administratës shtetërore. Për këtë motiv i ofrojmë klientëve tanë asistencë juridike profesionale për të ushtruar të drejtat e tyre kushtetuese, nëpërmjet ankimit administrativ dhe atij gjyqësor.